Kushdo që merr, ose mban, Krimenë, merr gjithçka. Në Uashington duket se e kanë vendosur, rezultati i luftës do të vendoset deri në verë. Nëse kundërofensiva e planifikuar e pranverës e Ukrainës do të ketë sukses, Rusia do të mposhtet përfundimisht. Por, duke pasur parasysh edhe skepticizmin në rritje të opinionit publik evropian dhe amerikan në lidhje me kostot e mëdha të konfliktit, një pjesë e pushtimeve territoriale ruse do të duhet të pranohen.