Pas skenave të dhunshme të 8 Janarit në selinë blu, përballja Basha- Berisha për kreun e PD-së është shpërngulur tek baza e partisë. Këtë të dielë, të dy kanë zhvilluar takime me demokratët, në të njëjtin orar, por qytete të ndryshme. Lulzim Basha takoi demokratët e Fierit në sallën e teatrit Bylis, ndërsa Berisha ata të Shkodrës në sallën e pallatit të sportit. Në Fier nuk munguan tensionet pasi, mbështetësiut e Berishës e priten kryedemokratin me protesta, pankarta dhe brohoritjet ‘Basha ik’, ku përplasjet e dhunshme u shmangën pas ndërhyrjes së Policisë.