Turizmi në Shqipëri po mbështetet gjithnjë e më shumë nga tregjet europiane dhe ato përtej rajonit, ndërsa pesha e vendeve fqinje po vjen në rënie krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas të dhënave zyrtare për muajin prill, në Shqipëri hynë rreth 891 mijë shtetas të huaj, ose 8.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kosova vijon të mbetet tregu kryesor, me 265.9 mijë hyrje dhe rreth 30% të totalit të vizitorëve, duke shënuar një rritje prej 10.1%.