Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kundërshtuar planin e propozuar nga PS për reduktimin e disa bashkive të vogla. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa thotë se Delvina e Konispoli nuk duhet të zhduken si Bashki pasi do të jetë një hap, sipas saj, drejt shpopullimit të jugut te vendit.