Parlamenti u përfshi në debate në lidhje me gjuhën e politikës ndaj sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sherri shpërtheu pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, që i kujtoi opozitës gjuhën e urrejtjes ndaj SPAK-ut, ku protagonist kryesor është Sali Berisha.