Top News – Kush është vrasësja!/ Masakroi për para çiftin Pasho
22/12/2020 10:44

Prokuroria Italiane që prej ditës kur u zbuluan trupat e masakruar të Shpëtim dhe Teuta Pashos nga Vlora ka hetuar intensivisht, duke marrë shumë prova e dëshmi. Në vetëm pak ditë hetime, rrethi i të dyshuarve është ngushtuar dhe deri më tani, personi i vetëm i dyshuar është Elona Kalesha, ish e dashura e djalit të ciftit, Taulantit. Sipas urdhër-arrestit të nënshkruar nga prokurorja Ornella Galeotti, 35-vjeçarja shqiptare akuzohet për vrasje, fshehje dhe dhunim të trupave të dy bashkëshortëve nga Shqipëria. Gruaja u arrestua në Firence, shkruan shtypi italian. Kur Shpëtim dhe Teuta Pasho u zhdukën në nëntor 2015, në moshën 54 dhe 52 vjeç, vajza, e cila quhet Elona, ishte partnerja e Taulant Pashos, djalit të çiftit. Dyshohet se Shpëtim Pasho është vrarë me thikë, në kohën kur ai po flinte gjumë, prandaj në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Ndërkohë që Teuta Pasho, është rrahur për vdekje, dëshmi për një gjë të tillë janë hematomat dhe kockat e thyera të gruas. Këtë e tregon edhe fakti se në momentin e vrasjes, çifti ka qenë i veshur me pizhama gjumi. Pas vrasjes, trupat e tyre mësohet se janë prerë me sharrë elektrike dhe janë mbështjellë me materiale të ndryshme. Mbetjet e dy viktimave, të cilat nuk ishin të konsumuar në një shkallë të madhe, theksojnë ekspertët, mund të jenë mbajtur në frigorifer për disa kohë. Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar më 15 dhjetor në 3 valixhe, ndërkohë që një ditë më vonë u gjet e katërta me pjesët e tjera të trupave.

Top News – Shitja e pasurive të paluajtshme. Zyrat imobiliare propozojnë uljen e tatimit
20/08 16:34
Top News – Mijëra humbje jete në Gjermani / Të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve
20/08 16:09
Top Channel/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Durrës, ecim!
20/08 15:27
Top Channel/ Konkursi i Arkitekturës, në test 400 maturantë për 175 kuota të lira
20/08 15:24
Top News- Arrestohet 49-vjeçarja në Durrës/ Në kërkim pasi joshi dhe vodhi një person
20/08 15:23
Top Channel/ Tenton të djegë gruan! 207 raste të dhunës në familje në 1 muaj
20/08 15:12
Top Channel/ Deputetët e rinj, të pastër! SPAK për TCH: Asnjë prej 140 ligjvënësve s’është nën hetim
20/08 15:05
Top Channel/ Tmerr në aeroportin e Malpensës, i riu godet sportelet me çekiç dhe i vë zjarrin!
20/08 15:02
Top News – Rama mendon për kabinetin e ri. Në shtator nis punë kuvendi, Berisha deputeti më i vjetër
20/08 14:57
Top News- Zjarrfikësit s’kanë mjete, beteja me zjarret, kërkohet rritje pagash
20/08 14:48
Top News – Tatimi ndaj banesave. Profesionistët e Lirë: Përjashtim për strehimin bazë
20/08 14:34
Top News – ‘Na nxirrni jashtë’, momentet e fundit të shqiptarëve, dëshmitari tregon detaje
20/08 13:29
Top News – Çmimet e referencës efekt rritës. APL letër financave: Drafti problematika serioze
20/08 13:04
Top News- Humbja kthen debatet brenda PD/ Të vjetrit përplasen me të rinjtë
20/08 12:48
Top Channel/ Konkursi i pranimit në Arkitekturë! Konkurrojnë 400 maturantë për tre degë
20/08 12:30
Top News – Plaket Shqipëria, rinohet Kosova. Dy vendet trajektore të ndryshme për lindjet e martesat
20/08 12:29
Top Channel/ Krim për vijën e ujit! Ekzekutohet një person në Divjakë, prangoset autori 25-vjeçar
20/08 11:52
Top News- 20-vjeçari goditet me gur në kokë/ Arrestohet autori, ngjarja pas një konflikti të çastit
20/08 11:36
Top News- Fluksi i lëvizjeve në Portin e Durrësit, kush ishin vizitorët më të shumtë në korrik
20/08 11:29
Top News- Plagoset me thikë 50-vjeçari/ Ngjarja në Kurbin pas një konflikti, pranga autorit
20/08 11:13