Talo Çela vjeçari akuzohet si një nga personat që ka marrë pjesë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 si dhe dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Ai është i dyshuar si i përfshirë në ekzekutimin e katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk ngjarje e ndodhur në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas. 49- vjeçari është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.