Policia greke vijon të mbajë sekret identitetet e personave të arrestuar në operacionin “Lulet e së Keqes”, të zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet amerikane kundër një grupi kriminal shqiptar që dyshohet se trafikonte kokainë nga Kolumbia. Në operacion u sekuestruan 84 kilogramë kokainë dhe u arrestuan 7 persona, shumica shqiptarë. Mes tyre dyshohet se është edhe një person i kërkuar nga Interpol Tirana për vrasje në Shqipëri, ndërsa një tjetër shqiptar konsiderohet si lidhje e grupeve të narkotrafikut në Kolumbi.