Në shtator të vitit të kaluar Rama vulosi fletë emërimet e ministrave të kabinetit qeveritar “Rama 3”. Por ende pa u tharë boja e emërimeve, kryeministri ndryshoi kurs, duke sjellë emra të rinj në këshillin e ministrave. Në fakt, shkarkimi i Arben Ahmetajt prej disa muajsh qarkullonte në korridoret e kryeministrisë, por i pyetur për këtë çështje, Rama asokohe mohoi kategorikisht zërat për ndryshime në kabinet.