E ulur në një klasë të zbrazët, ku ajo jepte mësime anglishteje në vitet 1990, Jill Biden mbajti fjalën e saj në konventën e partisë demokratike pasi i shoqi ishte emëruar zyrtarisht kandidat presidencial. E ndërsa iu bashkua të shoqit në fjalimin e fitores, ky i fundit, foli për cilësitë e saj si një zonjë e parë e ardhshme.