Një prej të arrestuarve për tjetërsimin e 448 mijë metër katrorë prona në bregdetin e Durrësit është një emër i njohur për politikën, por edhe pjesë e kronikës së zezë. Bëhet fjalë për Ardit Kërtushën. 33-vjeccari akuzohet nga prokuroria e Durrësit për mashtrim dhe pastrim të produkteve të veprës penale, në kuadër të dosjes së hapur për tjetërsimin e pronave shtetërore në këtë qytet.