Bajram Begaj është ushtaraku i tretë që caktohet për të marrë drejtimin e Presidencës. Por kush është ai? Gjeneralmajor Bajram Begaj, lindi më 20 mars të vitit 1967 në Rrogozhinë. Ai përfundoi studimet pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998. Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, shërbeu në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.