Jennifer Lopez është kthyer në qëndër të vëmendjes për shkak të filmit të saj më të fundit, The Mother, i cili është kthyer menjëherë në sukses absolut. Për këtë arsye 53-vjeçare aktualisht është duke bërë shumë intervista për ta promovuar. Filmi u shfaq premierë më 12 maj dhe flet për një vrasëse të aftë që përpiqet të mbrojë vajzën e saj me çdo kusht.