Top News – Kush e zgjodhi Budapestin për takimin Trump-Putin? Shtëpisë së Bardhë: Nëna jote!
19/10/2025 19:03

Korrespondenti i Huffington Post (hafington post), Shirish Date (Shirish Dejt) ka marrë një përgjigje që nuk e priste nga Shtëpia e Bardhë kur iu drejtua me pyetjen se kush e kishte zgjedhur Budapestin e Hungarisë për takimin e pritshëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. ‘Nëna jote e zgjodhi’, ishte mesazhi që mori mbrapsht gazetari veteran i medias amerikane nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt (Karolin Livit). Të njëjtën përgjigje gazetarit ja përforcoi më vonë edhe Steven Cheung (Stiven Çung), Drejtori i Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë, që ishte më konkret duke i thënë ‘nëna jote’. Gazetari iu kundërpërgjigj dy mesazheve të marra me pyetjen tjetër nëse zëdhënësve të Donald Trump i dukeshin për të qeshur përgjigjet që kthyen dhe këtë herë mori mbrapsht arsyet. Karoline Leavitt në një mesazh më të gjatë e akuzon atë si majtist të thekur që i thotë vetes gazetar i pavarur që nuk e besojnë as kolegët. ‘Asnjë nga kolegët e tu nuk të merr seriozisht në media, vetëm se nuk ta thonë në sy. Je një majtist! Mos më dërgo më pyetje të njëanshme, provokuese, të pandershme dhe budallallëqe’, i shkruan Leavitt. Gazetari Shirish Date, me origjinë indiane është kritikuar edhe nga vetë Presidenti Donald Trump, që e ka cilësuar si një ekstremist i majtë, pas disa shkrimeve të tij në lidhje me menaxhimin e pandemisë në fund të mandatit të parë të Trump dhe korrupsionin brenda Partisë Republikane.

Top News- Gjermania me pistoletë me mulli e drogë drejt Greqisë, kapet në Kakavijë
10/10 18:20
Top Channel/ Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen dy drejtuesit e mjeteve
10/10 16:35
Top Channel/ Inxhinieri shqiptar i zhdukur, humbi pas sulmit në Detin e Zi. Babai flet për TCH
10/10 15:14
Top News- Shiu përmbyt Vlorën, lagjet nën ujë pas reshjeve me intensitet të lartë
10/10 15:11
Top Channel/ Senatorët amerikanë shkojnë në SPAK! Shaheen e Durbin takojnë Brahon dhe Ketën
10/10 15:07
Top News- Shiste kanabis në shkollë/ Arrestohet 15-vjeçari në Shkodër, i sekuestrohet droga
10/10 15:00
Top News – Goditën me vezë makinën e Ramës/ Gjykata lë të lirë dy protestuesit-Nuk ishte akt dhune!
10/10 14:32
Top News- Automatik e municion në banesë! Pranga të riut, i sekuestrohen dhe 32 mijë euro
10/10 12:52
Top News – Vrau gruan dhe kunatin. Policia në shtëpinë e vrasësit, gjen armë e municione
10/10 12:49
Top Channel/ Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA zhduken nga Tik Tok 45 materiale
10/10 12:09
Top News – Amerikanët shkojnë në SPAK, Wendt dhe senatorët takim me Brahon dhe Ketën
10/10 12:01
Top News – Makineta të kontrabanduara për lojëra fati/ Kapen 2 persona në Kodrën e Priftit në Tiranë
10/10 11:47
Top News – Ulet me 2 lekë çmimi i naftës/ Benzina rritet me 1 lek, njoftohen pezullime për shkelësit
10/10 11:47
Top News – Ambasadori amerikan Wendt dhe 2 senatorë ‘zbarkojnë’ në SPAK
10/10 11:46
Top Channel/ Ambasadori Eric Wendt vizitë në SPAK, takohet me Brahon dhe kreun e BKH-së
10/10 11:41
Top Channel / Lezhë, dy persona me precedentë penalë u arrestuan të armatosur dhe gati për sulm
09/10 22:47
Top Channel/ “85 kriminelë pushkatuan 15 bashki”, protestuesit: Territorialja do shpopullojë vendin
09/10 21:47
Top News- Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, caktohet data për konferencën ndërqeveritare
09/10 21:16
Top Channel/ “Ne do të shkojmë te taksat e ulëta”, Berisha në Fier: Patosi do të kthehet në bashki
09/10 20:15
Top Channel / Meidani dhe Malaj tregojnë prioritetet për diplomacinë në Prishtinë e Shkup
09/10 19:50