Këshilli Bashkiak I Vlorës zgjodhi këtë të hënë nënkryetarin e Bashkisë, që do të komandohet në postin e kreut të saj, pas dorëheqjes së kryebashkiakut Ermal Dredha. Nga votimi në Këshillin Bashkiak, Elis Halili, është komanduar në krye të Bashkisë së Vlorës, deri në zgjedhjet e ardhshme të pjesshme, ku qytetarët do të zgjedhin me votë përfaqësuesin e tyre.