Një ushtar francez është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ndaj misionit paqeruajtës të OKB-së në jug të Libanit. Lajmi është njoftuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili theksoi se informacionet paraprake sugjerojnë përfshirjen e Hezbollahut në këtë sulm. Po ashtu, Parisi i ka kërkuar llogari autoriteteve libaneze, duke theksuar se autorët duhet të arrestohet menjëherë. Sulmi është dënuar edhe nga kryeministri libanez, i cili ka urdhëruar hetim të menjëhershëm për zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.