Aktori i njohur Tom Cruise së fundmi ka punësuar një ekip sigurie pasi ai dhe regjisori Christopher McQuarrie morën një sërë kërcënimesh nga një ish-punonjës. Ylli i filmave aksion dhe regjisori i “Mission Impossible” morën shërbime mbrojtje pasi një producent u largua nga ekipi, gjë që çoi në ‘reagimin e tij të dhunshëm dhe frikën për hakmarrje të mëtejshme. Një burim brenda ekipit të filmit tha se Tom dhe Chris janë duke punuar për “Mission: Impossible 8”, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, por gjërat janë bërë gjithnjë e më të pakëndshme me një ish-anëtar të stafit.