Në mbyllje të javës, Kryeministri Rama renditi disa prej zhvillimeve më të rëndësishme të ditëve që lamë pas, të lidhura me rrugëtimin europian të Shqipërisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe modernizimin e mëtejshëm të qeverisjes në vend. Kryeministri i cilësoi zhvillimet si pjesë e një procesi të pandalshëm reformash dhe transformimesh që po e afrojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë me objektivin historik të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke forcuar njëkohësisht institucionet demokratike, sundimin e ligjit, transparencën dhe mirëqeverisjen.