Zyrtarët gjermanë e kanë bërë të qartë se synojnë të zbatojnë një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për presidentin rus Vladimir Putin nëse paraqitet mundësia. Të mërkurën, kryediplomati i Berlinit në Ukrainë u bë figura më e fundit gjermane që ka folur rreth një vendimi të Hagës,. i cili u lëshua javën e kaluar lidhur me transferimin e detyruar nga Rusia të mijëra fëmijëve ukrainas në territorin rus që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë të Moskës shkurtin e kaluar. “Nëse Putini shfaqet në territorin gjerman, ai do të arrestohet me siguri”, citohet të ketë thënë Anka Feldhusen para gazetarëve në një konferencë të mërkurën.“Kjo është konfirmuar dje nga ministri i drejtësisë i Gjermanisë”, shtoi ajo.