Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s janë mbledhur në Pragë të Çekisë për të vendosur se kush duhet ta udhëheqë aleancën transatlantike në vitet e ardhshme. JensStoltenberg i Norvegjisë i cili mori detyrën në vitin 2014, do të largohet nga pozita si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s më 1 tetor. Aleatët pothuajse janë dakordësuar për një emër, por thuhet se ende ka pengesa në rrugë. Ndërkohë, vendimi i tyre vjen në një moment kyç për aleancën më të madhe ushtarake, pasi ajo po përballet me kërcënimin e një Rusie gjithnjë e më luftarake dhe një presidencë të dytë nga DonaldTrump në horizont.