Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz tani mund të hetohet për korrupsion dhe dëshmi të rreme. 35-vjeçari ka humbur imunitetin, pasi Parlamenti në Vjenë, votoi për heqjen e mbrojtjes juridike. Kurz dhe partia e tij ÖVP e mbështetën këtë hap, për të mundësuar zbardhjen e shpejtë të akuzave. Kurz ka dhënë dorëheqjen, pas presionit të shtuar nga skandali i korrupsionit dhe pas bastisjeve në zyrat partisë konservatore.