Top News – ‘Kurtizane në haremin të Trump’. Kreu i sindikatave në Itali gjuhë seksiste ndaj Melonit
17/10/2025 10:12

‘Giorgia Meloni është një kurtizane në haremin e Donald Trump”. Ka qenë kjo deklarata e kreut të Sindikatës së Bashkuar të Punës në Itali, Maurizio Landini që ka ndezur një debat në Itali. Deklarata u bë në një studio televizive, ku Landini u përball menjëherë me kundërshtitë që e konsideruan deklaratën e tij seksiste. Landini u përpoq ta justifikojë deklaratën duke thënë se termi i përdorur prej tij ishte për të ilustruar mendimin se kryeministrja e Italisë, ashtu si shumë udhëheqës të tjerë të Europës janë sot nën tutelën e Donald Trump. Por, justifikimi nuk e bindi Kryeministren italiane, e cila reagoi në rrjetet sociale përmes një postimi duke treguar përkufizimin e fjalorit për fjalën kurtizane. “Të gjithë e dimë domethënien e rëndomtë të kësaj fjale, por për ata që ende nuk e dinë po publikoj këtu përkufizimin e parë të saj që gjendet me një kërkim të thjesht në internet”, shkruan Meloni. Në imazhin e publikuar, Kryeministrja italian rrethon përkufizimin e fjalës ‘prostitutë’, teksa shton se deklarata e Landinit është një shembull i shkëlqyer se si e majta, që për dekada me radhë bën moral për të drejtat dhe respektin e grave, në mungesë të argumenteve e kritikon një grua duke e quajtur prostitutë. I ashpër ka qenë edhe reagimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani. “Gjuhë vulgare dhe seksiste që tregon paaftësinë e disa burrave për të pranuar faktin që gratë sot nuk mund të jenë më inferiore dhe që ngatërrojnë lirinë e shprehjes me lirinë e ofendimit”, deklaroi Tajani. Deklarata është kritikuar masivisht edhe nga politikanë të tjerë dhe figura publike në Itali.

Top Channel / Lezhë, dy persona me precedentë penalë u arrestuan të armatosur dhe gati për sulm
09/10 22:47
Top Channel/ “85 kriminelë pushkatuan 15 bashki”, protestuesit: Territorialja do shpopullojë vendin
09/10 21:47
Top News- Shqipëria mbyll kapitullin e katërt, caktohet data për konferencën ndërqeveritare
09/10 21:16
Top Channel/ “Ne do të shkojmë te taksat e ulëta”, Berisha në Fier: Patosi do të kthehet në bashki
09/10 20:15
Top Channel / Meidani dhe Malaj tregojnë prioritetet për diplomacinë në Prishtinë e Shkup
09/10 19:50
Top News – Shpërthim në rafinerinë greke/ Vdes shqiptari, në gjendje kritike një tjetër
09/10 19:42
Top Channel / Projekti financiar për hartën e re, synohen njësi vendore më të mëdha
09/10 19:38
Top Channel / Hapet ministria e re, Rama prezanton “Shkallën e meritës” në administratë
09/10 19:36
Top Channel / Integrimi, mbyllet kapitulli 4, Rama: Drita jeshile nga BE për kapitullin 20
09/10 19:34
Top News- Nga largimi prej vettingut, te anëtare e KLP! Antoneta Sevdari mes 3 kandidateve që fituan
09/10 17:57
Top News – Rrokadë ambasadorësh. Meidani ikën në Prishtinë, Malaj e zëvendëson në Shkup
09/10 16:42
Top News – Shkelën bojkotin e GJKKO. Dhoma pezullon një avokat, vërejtje për një tjetër
09/10 16:41
Top News- Arrestohen tre shqiptarë në Itali/ Vidhnin banesat gjatë natës, dëmi rreth 55 mijë euro
09/10 16:40
Top Channel/ “Do të krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”, Rama: Do ta drejtojë…
09/10 15:44
Top Channel/ Energjiket, alarm për fëmijët. 7-vjeçarë në toksikologji, paralajmërojnë mjekët
09/10 15:27
Top News – Berisha, fitore e pjesshme/ Procesi për masat e sigurisë, çështje do rishqyrtohet
09/10 15:26
Top Channel/ “Hall i madh futja në universitet”, Rama: Ka qenë turravrap, me shtytje nga mbrapa
09/10 15:24
Top Channel/ Rama për tubimin e qytetarëve: Dolën në protestë me nevojën për të shprehur…
09/10 15:23
Top Channel/ Televizionet duan ligj të ri, e drejta e autorit, transmetuesit kërkojnë qartësi
09/10 15:18
Top Channel/ Tri anëtaret të reja në KLP, Çela kërkon siguri për magjistratët
09/10 15:18