Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar në një takim të përbashkët liderët e partive politike, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin institucional në vend. Takimi është parashikuar të mbahet mëngjesin e së martës, më 18 gusht. Sipas ftesës, qëllimi është kontributi në dialogun politik dhe institucional për tejkalimin e situatës aktuale dhe funksionalizimin e institucioneve. Thirrja e Haxhiut vjen pas qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila është tërhequr nga kërkesat për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka propozuar zgjedhjen e një presidenti konsensual.