Kryeministri Albin Kurti ka zbardhur në mbledhjen e qeverisë, takimin e zhvilluar të premten, me presidentin francez Emmanuel Macron. Sipas tij, takimi ka zgjatur dy orë dhe se diskutimi është fokusuar në bashkëpunimin dhe integrimin, çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe zhvillimin ekonomik. Ai theksoi se ishte i ftuar nga presidenti francez në një drekë pune në Pallatin Elysee, ku diskutuan për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe organizata të tjera ndërkombëtare, si dhe për rolin e NATO-s në vend dhe bashkëpunimin me aleatët në ruajtjen e sigurisë rajonale.