Deputetët e PDK-së u ndalën përpara godinës qeveritare, nga ku akuzuan se Albin Kurti është uzurpator i karriges së kryeministrit. Opozita kërkon thirrjen pa vonesë të seancës konstituive dhe të zbatohet kushtetuta pasi sipas tyre vendi po rrëshqet drejt autokracisë.