Presidenti Emmnuel Macron ka ftuar në Paris për bisedime kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vucic pas tensioneve mes dy vendeve. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga kryeministri Kurti i cili deklaroi të mërkurën në mbrëmje se do të fluturojnë drejt Parisit për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit Macron.