Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë këtë fundjavë, për t’u takuar me kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.