Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu është pyetur edhe rreth postit të presidentes, ku ka thënë se nuk do të jetë kandidate për presidente. Haxhiu u shpreh për KosovaPress, se synimi është që të gjendet një marrëveshje politike në mënyrë që Kuvendi i Republikës së Kosovës të votojë presidentin me mandat pesëvjeçar dhe të vazhdojnë proceset institucionale dhe përgjegjësitë shtetërore.