Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar mbrëmjen e së mërkurë se gjashtë deputetë të LDK-së nuk po e respektojnë marrëveshjen e arritur mes dy partive për zgjedhjen e presidentit. Kurti ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e grupit multietnik, dhe se i kishte njoftuar ata për bisedimet dhe marrëveshjen me LDK-në për presidentin.