Teksa afati I Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri po afron, kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për shtyp, ka shpjeguar se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u takuar me liderë të partive opozitare për çështjen. Kurti tha se do të bëjë ftesa për takime me kryetarët e partive opozitare, ndërsa theksoi se “nuk është mirë të jenë 80 apo 81” deputetë, por “rreth 85”. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar vullnet politik nga partitë për të zgjidhur çështjen e presidentit. Ajo paralajmëroi gjithashtu se dy kandidaturat e LVV-së për presidentin mund të tërhiqen nëse arrihet një emër konsensual mes partive.