Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve, deklaroi kryeministri në detyrë, Albin Kurti këtë të premte, një ditë pas mbylljes së një fabrike qumështi. Shefi në detyrë i qeverisë deklaroi se është e domosdoshme që të bëhen sa më shumë analiza të ushqimeve të cilat u serviren qytetarëve.