Albin Kurti është rizgjedhur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosjes për një mandat tjetër 4 vjeçar, në votimin për zgjedhjen e strukturave drejtuese të partisë që u mbajtën ditën e dielë. Në një garë pa rivalë, kryeministri mori 98.6% të mbështetjes, ndërsa kundër tij votuan 0,89%, ndërsa 0,51% abstenuan. Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje pas përfundimit të numërimit të votave bëhet me dije se përgjatë javëve në vijim, procesi do të vazhdojë me zgjedhjen e kryesive të qendrave, e do të përfundojë në fund të muajit Tetor me zgjedhjen e kryesisë së LVV në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm.