Deputetë të partive opozitare, në një seancë të Kuvendit të Kosovës kanë kritikuar qeverinë për menaxhimin e situatës në veri të vendit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Çuni, u tregua i ashpër me qeverinë për situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës, ku rrugët janë të bllokuara prej dy javësh. Ai tha se situata në katër komunat e veriut, të banuara me shumicë serbe, është jashtë kontrollit “për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës”.