Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ka bërë thirrje përsëri partive politike parlamentare për të pasur një marrëveshje politike për konstituimin e institucioneve të Kosovës. Kurti tha se është në komunikim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zgjidhja siç tha ai për të mos shkuar në zgjedhje është marrëveshja politike.