Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve për zhvillimet e fundit politike në vend, duke zgjedhur të flasë vetëm për projektin e Parkut Industrial në Livadicë të Podujevës. I pyetur nga gazetarët për zhvillimet politike, Kurti tha se fokusi i tij ishte përfundimi i projektit për Parkun Industrial, duke përmendur sipërfaqen, rrugën dhe afatin e punimeve.