Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, hodhi poshtw raportet se pasur asnjë marrëveshje të fshehtë me Serbinë për largimin e barrikadave në veri. Duke zbuluar detaje nga diskutimet prapa perdeve, Kurt thekson se garancia e vetme që i kanë dhënë ndërkombëtarëve ka qenë se nuk ka lista për arrestime në veri. Kreu qeveritar e mohon kategorikisht se ka dhënë garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.