Top News- Kurti nuk përjashton zgjedhjet, vështirësi në formimin e qeverisë
21/10/2025 21:52

Vetëvendosje mund të dështojë në formimin e qeverisë së re. Këtë ka lënë gtë nënkuptohet kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë një takimi me diasporën në Londër të martën. “Siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, tha Kurti transmeton Radio Evrpa e Lirë. Presidentja Vjosa Osmani e mandatoi Kurtin më 11 tetor për të formuar qeverinë e re .Por ndërsa i kanë mbetur dhe pak ditë, Kurti ende nuk ka gjetur një parti për të formuar koalicionin. “Nuk është kollaj, se, s’di se si t’jua shpjegoj, ndoshta e keni dëgjuar edhe ju vetë, është intoksikuar atmosfera shumë, ka shumë xhelozi e inati e cinizëm shumë më shumë sesa ide, punë e pasion. Por, jemi ku jemi dhe do të përpiqemi ta bëjmë Qeverinë. Por, siç duket, alternativa është se do të shkojmë në zgjedhje prapë”, theksoi Kurti gjatë takimit. Vetëvendosje është nën presion pasi opsionet i ka të kufizuara. Kjo forcë politike ka përjashtuar bisedimet me PDK-në që doli e dyta në zgjedhje ndërsa ka lënë të hapur mundësinë me LDK. Por ende nuk ka bisedime mes palëve. Kurti udhëtoi për në Londër të hënën, për të marrë pjesë në Samitin e radhës të Procesit të Berlinit. Nëse Kurti dështon, atëherë Osmani do të thërrasë palët në takim dhe do të mandatojë forcën që ka më shumë pritshmëri për të formuar qeverinë, që në këtë rast është PDK. Por dhe nëse kjo dështon atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje të tjera.

“Janë grup kriminal në bulevard”/ Beqiri, përplasje e ashpër për protestën, Jetona mbyll emisionin
21/10 22:09
Ndryshim i madh në drejtimin e vendit/ Qeveri kujdestare dhe rol vendimtar i prokurorisë
21/10 21:21
Kriza politike drejt një pike kritike/ Republikë Prokuroriale dhe qeveri kujdestare, çfarë pritet…
21/10 21:21
Shqipëria drejt një modeli të ri qeverisjeje? Republikë Prokuroriale dhe qeveri kujdestare
21/10 21:20
Nami! Nesër ndizet sërish vendi, Gen Z në shesh/ Zbulohen prapaskenat e protestës
21/10 21:20
“Të ndalohet marrja zvarrë e studentëve”/ Baçi shpërthen ndaj Policisë së Shtetit
21/10 21:12
“Nuk ka dialog me Ramën”/ Hasimja tregon zgjidhjen e vetme: Ai duhet të…
21/10 21:11
Plas sherri në bulevard/ Hasimja dhe Baçi shpërthejnë me akuza të forta për Ramën dhe policinë
21/10 21:11
“Janë kriminelë, mbylle more!”/ Beqiri shpërthen në debat me Kthupin dhe pedagogun
21/10 21:09
Banda e Berishës më vuri tritol në makinë/ Avokat Beqiri nxjerr faktet e forta
21/10 20:00
Organizatë kriminale në shesh/Beqiri nuk ndalet kundër protestës, përplaset me Kthupin dhe pedagogun
21/10 19:59
Mbylle more, se nuk rrëzohet shteti se do ti me ata në shesh/ Beqiri përleshet me pedagogun live
21/10 19:59
Ata po vrasin policët/ Idajet Beqiri shpërthen në debat me Kthupin, nuk ndalen akuzat
21/10 19:58
Shpërthen molotovi te Kryeministria, tensionohet situata/ Rama u drejtohet studentëve, ja mesazhi
21/10 18:59
Molotovë dhe përplasje të forta/ Italia paralajmëron masa drastike, avokati: Meloni lajmëron burg…
21/10 18:58
Do të jemi në shesh, nuk ka dialog me Ramën”/ Protestuesi i ri shpërthen në akuza të forta
21/10 18:57
“Nuk ka paqe, nuk ka dialog me Ramën”/ Studentët dhe pedagogët shpërthejnë në bulevard, protesta…
21/10 18:56
Molotovët flakërojnë Kryeministrinë, studentët shpërthejnë në bulevard/ “Nuk ka dialog me Ramën”
21/10 18:55
Top News- ‘Duhet t’i shërojmë plagët e të kaluarës’/ Mali i Zi do të jetë anëtar i barabartë i BE
21/10 17:34
Nuk ka “tym të bardhë”/ Protesta pa molotovë e plumba gome, studentët thirrje para Kryeministrisë
21/10 17:26