Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar shtim të trupave të NATO-s në kufirin verior. Në një intervistë për Al Jazeera kreu i ekzekutivit, u shfaq i shqetësuar për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, të cilat janë një arsye më shumë pse i ka drejtuar aleancës ushtarake kërkesën për shtim trupash.