Kosova i është përgjigjur zyrtarisht Bashkimit Europian për propozimin franko-gjerman por nuk ka kërkuar njohjen nga Serbia. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi zbuloi detaje në një intervistë për mediat, duke thënë se pala kosovare ia ka dërguar 5 faqe propozime Brukselit si përgjigje ndaj planit, por nuk ka përfsgirë dhe kërkesa për njohjen e pavarësisë.