Ish-zëvendëshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edëard Joseph, ka ngritur alarmin se SHBA-ja është duke krijuar një krizë në Kosovë. Joseph thotë në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të vendosë nëse “ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.