Top News – Kurti në Armeni, merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian
03/05/2026 19:30

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Armenisë për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian, bëri të ditur ekzekutivi kosovar. “Në Jerevan, kryeministri në detyrë Kurti do të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse. Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue”, u tha në njoftim. Samiti i tetë i Komunitetit Politik Evropian mbahet më 4 maj në Jerevan të Armenisë nën moton “Ndërtimi i së ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti i Evropës”. Pritësi i samitit të sivjetshëm, kryeministri armen, Nikol Pashinian, në një mesazh drejtuar të ftuarve në këtë takim tha se në një kohë të transformimit të madh në Evropë, Komuniteti Politik Evropian ka dalë si një platformë unike dhe gjithëpërfshirëse për dialog. Në samit, Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, së bashku me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të përfaqësojnë BE-në. Para Armenisë, mikpritëse e samitit të Komunitetit Politik Evropian ishte Danimarka, takim në të cilin Kosova u përfaqësua nga ish-presidentja Vjosa Osmani. Komuniteti Politik Evropian është lansuar më 2022, si ide e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, si një lloj forumi ndërqeveritar për diskutime politike lidhur me të ardhmen e Evropës. Në samitin e parë të mbajtur në tetor të vitit 2022 në Pragë, Macron e hodhi poshtë nocionin se ishte një lloj zëvendësimi për anëtarësimin në BE, duke ia kujtuar këtë udhëheqësve në Ballkanin Perëndimor, që aspirojnë të bëhen pjesë e bllout evropian.

Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë/ Studentët përsërisin kërkesën: Rama të iki!
27/10 21:24
Top Channel/ Protesta e 15 në bulevard, studentët shmangen incidentet
27/10 20:14
Top Channel/ Debati për të drejtat e autorit, “Acromax” dyshime për censurë, reagon ministria
27/10 20:03
Top Channel/ Debat mes socialistëve për imunitetin e Guvernatorit, miratohen ndryshimet në ligj
27/10 19:42
Top Channel/ Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete
27/10 19:18
Top News- “Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes”, Rama reagon për Paketën e re Fiskale
27/10 19:15
Top Channel/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme
27/10 18:42
Top News – SPAK çon për gjykim grupin Rraja. Trafikuan tonelata me lëndë narkotike në Europë
27/10 18:37
Top Channel/ Pasi hoqën pllakatën e Aleks Nikës, protestuesit tjetër mesazh: 21 janar ka çdo ditë
27/10 18:26
Top News – Bora e parë në Kukës/ Reshjet përfshijnë disa fshatra malorë
27/10 18:10
Top News – Kukësi ‘mbulohet’ me petkun e bardhë, shënohen reshjet e para të dëborës
27/10 17:49
Top Channel/ Bora mbulon zonat malore të Kukësit, temperaturat bien ndjeshëm
27/10 17:42
Top Channel/Berisha denoncon paketën e re fiskale:PD do ta anulojë, vendosim taksën e sheshtë 10%
27/10 17:05
Top News- Dita e 15-të e tubimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave
27/10 17:04
Top Channel/ Digjen koshat e plehrave te Ministria e Arsimit, marshojnë drejt kryeministrisë
27/10 16:52