Qeveria gjermane është shprehur e lehtësuar pas shtendosjes së fundit të gjendjes në veri të Kosovës dhe largimit të barrikadave nga rrugët. "Ky është një sinjal i mirë që vjen nga të dyja palët e që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës", tha një zëdhënëse e qeverisë në Berlin. Kjo ka rezultuar me rihapjen e të gjitha vendkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, që ishin bllokuar në dhjetor dhe në kohën e festave.