Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të dërgojë këtë të hënë në Kushtetuese, dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, i shpallur nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Njoftimi është bërë nga shefja e grupit parlamentat të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila është shprehur se ndodhen në finalizim të shkresave. Presidentja e Kosovës, Osmani nxorri të premten dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes vonë, të mbajtur pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, Kuvendi e ndaloi procesin e zgjedhjes, si pasojë e mungesës së kuorumit të nevojshëm.