Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Policia e Kosovës do të vërtetojë që Serbia po e zbaton të plotë dhe pa pengesa vendimin për pranimin e targave të Kosovës, dhe më pas ekzekutivi kosovar do të marrë një vendimin “të barasvlershëm”. Në mbledhjen e qeverisë, të mërkurën, Kurti tha se Serbia po e përdor çështjen e targave për të ulur presionin ndërkombëtar ndaj saj, si dhe “për të maskuar dështimin e tyre në Banjskë më 24 shtator”.