Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se deklaratat e bëra nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, janë deklarata nxitëse dhe nuk i kontribuojnë ligjit dhe shtetit të Kosovës. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, deklaroi një ditë më parë se përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës do të nisin me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se kjo do të jetë përgjigja nëse Kosova nuk heq dorë nga vendimi për zëvendësimin e targave serbe dhe reciprocitetin mbi dokumentet e identifikimit të Serbisë.