Top News – Kurti i jep vetëm kryeparlamentarin. LDK kërkon presidentin dhe ministra në qeveri
07/08/2026 20:05

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kanë zhvilluar takimin e radhës në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës. Pas takimit, Abdixhiku deklaroi se nuk ka pasur ndonjë rezultat të ri dhe se palët vijojnë të jenë larg një marrëveshjeje. Kreu i LDK-së bëri të qartë se partia e tij kërkon të jetë pjesë e bashkëqeverisjes, duke kundërshtuar ofertën e mëparshme që, sipas tij, parashikonte vetëm postin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministri. Sipas tij, në kushtet aktuale, kryeministri i takon partisë së parë, ndërsa edhe posti i kryetarit të Kuvendit, sipas tij, i takon partisë së parë në bazë të Kushtetutës. Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se takimi nuk prodhoi një marrëveshje konkrete, por nënvizoi se zgjidhja për krizën institucionale lidhet me dakordësimin për presidentin e ri. Ai shtoi se edhe nëse arrihet marrëveshje për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, pa një dakordim për presidentin vendi do të rikthehej te e njëjta problematikë. Pavarësisht takimit, palët duket se vijojnë të kenë dallime të rëndësishme, veçanërisht sa i përket përfaqësimit të LDK-së në qeveri dhe mënyrës së zgjedhjes së presidentit, duke rrezikuar që Kosova të shkojë sërish drejt kutive të votimit.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44