Pas votimit të Qeverisë së re, kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës programin qeveritar, ku ka deklaruar se qeverisja e re do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, prodhimtarinë, mirëqenien sociale, sigurinë, arsimin, shëndetësinë dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Kurti premtoi rritjen e pagës mesatare në sektorin publik në 1 mijë euro, pagën e 14-të për sektorin publik, ndërsa shtoi se do të punojnë që paga e 13-të të jetë edhe në sektorin privat. Kurti, po ashtu, paraqiti edhe programin për gjyshërit që do t’i marrin nga 100 euro, që kujdesen për nipërit apo mbesat e tyre 13 deri në 36 muajshe.