Top News – Kurti fton partitë në tryezë. Takime para seancës konstituive të Kuvendit
03/08/2026 18:48

Kryeministri në detyrë, njëherazi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka dërguar ftesë partive të tjera politike në Kosovë për t’u takuar dhe për të diskutuar krijimin e institucioneve të reja. Ftesat vijnë pak ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e caktuar të mbahet më 6 gusht. Detajet i dha ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në një prononcim për KosovaPress. “Së pari siç e dini, tashmë ftesat drejtuar partive politike për takime të radhës janë adresuar te të njëjtat. Pra kryeministri Kurti në vazhdimësi ka bërë përpjekje që të ketë takime në raport me arritjen e një marrëveshje për çështjen e presidentit. Unë kam mirëpritur këto takime dhe mendoj që e vetmja mundësi për të mbërritur deri te një marrëveshje janë takimet të cilat ndodhin ndërmjet partive politike. Tani ju e dini që seanca konstituive siç e përmendët është caktuar me datë 6 gusht, edhe presim që para 6 gushtit të ketë takime ndërmjet partive politike dhe në anën tjetër të ketë përpjekje maksimale për ta pasur një marrëveshje që ndërlidhet me çështjen e presidentit. Lëvizja Vetëvendosje siç e keni parë i ka adresuar përgjegjësitë që ka përmes kryetarit dhe kryeministrit Kurti, por presim që edhe partitë e tjera politike të reflektojnë në raport me përgjegjësitë që i kanë” Haxhiu shtoi se është e rëndësishme që të ketë unifikim mes partive politike në kuvend për hir të përgjegjësive që ligjvënësit kanë para qytetarëve.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44