Propozimi i Bashkimit Europian për cështjen e targave ilegale serbe është i papranueshëm. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vucic në Bruksel. Sipas tij, propozimi i BE-së, që Kosova të mos fillojë me vendosjen e gjobave, dhe që Serbia të mos lëshojë targa të reja për serbët e Kosovës, është i papranueshëm nëse nuk shoqërohet me dakordësim, që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve.