Mbledhja e radhës e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet se në fund të qershorit. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili thotë se me kryeministrin Edi Rama planifikon nënshkrimin e një sërë marrëveshjes të tjera mes Prishtinës dhe Tiranës. Duke folur gjayë mbedhjes së Qeverisë, Kurti u kërkoi ministrave të kenë me prioritet çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore me Shqipërinë.